Të nesërmen e eliminimit nga Champions League, pas një përmbysje të tmerrshme nga ana e Tottenham, klubi i Ajax ka zbuluar nëpërmjet një postimi në profilin e Adidas në “Instagram”, uniformën e re për sezonin e ardhshëm.
“Nuk është fundi, por vetëm fillimi”. Ishte ky mesazhi që shoqëronte fotot dhe klipin e prezantimit të uniformës së re të Ajax. Një mesazh që i shkon për shtat rezultateve fantastike të ekipit nga Amsterdam në Champions League.
Të paktën deri para atij zhgënjimi ndaj “Spurs-ave”, që përmbysën shifrat me rezultatin final 2-3. Rezultat ky që çoi në eliminimin e skuadrës së Ten Hag në gjysmëfinalen e Champion League, pikërisht në limite.
View this post on Instagram
It’s not the end, only the beginning. @afcajax #DareToCreate . #Football #Soccer #adidasFootball