Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona të Tiranës, më 10 maj.
OSHEE bën me dije se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve për rikonstruksionin e 9 kabinave do të stakohet energjia nga ora 09:30-14:30 në rrugën “Petro Marko”, rrrugën “Haxhi Hyseni Dalliu””.
Ndërsa nga ora 09:00 deri në 15:00 nuk do të ketë furnzim me energji elektrike në rrugën “Ram Sadria” pranë rrugës “5 maji”, “Shyqyri Peza”, “Halit Bega”, “Niko Avrami”, “Hoxha Tahsin” , “Hasan Sufa” pranë “Ali Demit”.
OSHEE është duke investuar në rrjet, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj abonentëve, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.
/a.r