Vijojnë rrjedhjet nga forcat opozitare. Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve marrjen e mandatit të deputetit.
Në KQZ ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit, Vasil Sterjovski, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim me numrin pesë në Qarkun e Korçës.
Sterjovski në formularin e tij të dekriminalizimit, thekson se ka ndryshuar mbiemrin nga “Sterjo” në “Sterjovski”.
Ai ka patur postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Fshatrat të Korçës.
Ndërkohë që ka patur dhe postin e nënkryetarit të Komunës Pustec.
Ai po ashtu shënon në CV e tij se është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, nga viti 2013 e në vazhdim.
g.kosovari