Kryeministri, Edi Rama me nisjen e muajt të Ramazanit ka qënë i ftuar në një darkë iftari në Sarajevë. Rama ka marr pjesë në këtë iftar së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me ftesë të homologut të Bosnje Hercekovinës, Denis Zvizdiç.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook, Zoran Zaev:
Postimi i plotë i Zaev:
“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj.” shkruan Zaev.
/a.rada