Gjykata për Krime të Rënda la në fuqi masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Psa lënies në fuqi të masës së sigurisë, Ndoka është shprehur në një deklaratë për mediat se nuk është i përfshirë në dosjen për tjetërsimin e pronave.
“Të gjithë ata që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave” deklaroi ai.
Ai u shpreh se i ka kërkuar prokurorisë që ti vendosë në dispozicion të gjitha përgjimet dhe që të bëhen publike. “Unë nuk mendoj që duhet të lidhet çështja e grupit Avdylaj me çështjen e pronave. Unë nuk kam asnjë përgjim me asnjë nga personat që janë të akuzuar.
Përgjimet e mia dalin nga motra dhe vëllai, unë nuk kam asnjë përgjim në numrat e mia të telefonit. Do të doja që përgjimet e mia të bëhen publike dhe të tregojnë realitetin tim, jo atë për të cilën akuzohem” deklaroi ai.
g.kosovari