Pas publikimit të detajeve nga Megaoperacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim dhe me atë greke, ku u arrestuan 61 persona, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në një postim të bërë në “Twitter”, Lleshaj ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë, ndërsa ka shtuar se lufta kundër krimit të organizuar vazhdon.
“Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende”, shkruan Lleshaj.
g.kosovari