Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyre.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta, pasi ka mbajtur në qëndrim prej shtetari. Nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini.
Mynyr Koni: Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës.
Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Ilir Meta?
Mynyr Koni: Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri.
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ju për t’ju dëgjuar dhe gjithë arsyetimin tuaj në lidhje me pretendimin e ministres së Arsimit, do të duhej të njëjtën gjë të kishte bërë edhe ministrja?
Mynyr Koni: Është minimale, ministrja nuk gjeti kohën për të më pritur, takuar ose përcjellë pretendimet e saj në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e saj. Presidenti e gjeti kohën, më dëgjoi dhe vlerësoi dhe i paraqita dhe informacione të tjera të dokumentuara për të shpjeguar pretendimet e ministres në lidhje me kërkesën e saj.
Më herët e keni konsideruar si një vendim politik, gjithë reagimin e ministres Shahini, vijoni t’i qëndroni këtij mendimi?
Mynyr Koni: Kjo është mëse e qartë, edhe nga analiza shteruese që ka bërë Presidenti kjo është një ndërhyrje e drejpërdrejtë në veprimtarinë e një institucioni të Rektorit të UT.
Si do të jenë marrëdhëniet me ministren e Arsimit?
Mynyr Koni: Unë jam i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim. Nuk cënon asgjë në marrëdhënien e mia me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës. Marr përsipër që në çdo moment të jem i gatshëm për të bashkëpunuar, për ta çuar më tutje për ta thelluar reformën e arsimit të lartë dhe për ta ngritur aty ku i duhet Universitetin e Tiranës, bashkë me kolegët e mi.
g.kosovari
Te dy jeni kriminele,vrases,hajdute,imirale dhe te paturp.Po te jesh me pak moral,apo shtetar jep doreheqjen dhe mos u fshih pas gishtit vrases te Ilir vrasesit te popullit te tij.E theksoj se ti Mynir Koni je vrases,vrases dhe i paturp.Nje njeri qe te njeh mire te shkruan.Faqezi.