Nga Mero Baze
Kandidati I shumicës në pushtet, mbështetur nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovskit ka fituar mbi 51 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke qetësuar frymarrjen e një vendi, I cili po stabilizon kursin e ri perëndimor, pas ikjes së Gruevskit.
Rezulatati ka rëndësi të madhe për shqiptarët pasi ata konfirmuan se janë faktori kyç për të mbajtur orientimin perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet në qyetet kryesore me shumicë shqiptare, tregojnë se shumica në pushtet, mbahet me votat e shqiptarëve dhe se ata kanë dëshmuar qartësinë në vendimin për të mëbshtetur kursin perëndimor të vendit të tyre.
Votat e kandidatit shqiptarë në raundin e parë, edhe pse ishin kundër shumciës, në pushtet, tanimë duket se kanë shkuar në favor të kandidatit të shumicës.
Rezultati I raundit të parë, duket se ishte më shumë një zemërim ndaj shqiptarëve që janë pjesë e pushtetit, për të ulur arrogancën e tyre, se sa një shuplakë ndaj kursit peërëndimor të Maqedonsië së Veriut.
Pas këtyre zgjedhjeve shumica e Zaeivit, është dhe më e bindur se pa shqiptarët nuk ka të ardhme në pushtet, dhe kjo ka shumë rëndësi për të hedhur themelet e një shteti qytetar, që tejkalon ndarjen etnike.
Po përse shqiptarët janë fituesit realë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut?
E para ka të bëj me rolin që Shqipëria luajti në formimin e kësaj shumice në Maqedoni , e cila ka qenë vendimtare në çmontimin e rregjimit të Gruevskit. Mënyra se si Shqipëria nxiti faktorin shqiptar ti bashkangjitej shumicës së Zaevit pas zgjedhjeve të balancuara parlamentare, është fillimi I çmontimit të regjimit nacioanlist dhe autokrat të Gruveskit. Dhe këtu nuk duhet të harrojmë që në Shqipëri ka pasur dy qëndrime. Partia Demokratike duartrokiti lajmin e rremë, se u arrit marrëveshja për formimin e qeverisë mes shqiptarëve dhe Gruevskit dhe se Presidenti Meta, akoma është I dëshpëruar nga mënyra se si u largua nga pushteti Gruevski. Tani është momenti që roli I qeveirsë shqipotare në këtë pikë të dal në dritë më I plotë si një vendim I drejt e vizionar.
Së dyti përfundimi I çmontimit të regjimit të Gruevskit është një inkurajim për fundin e pandëshkueshmërisë së liderëve të korruptuar në rajon, dhe përpjekjeve për karshillëk ndaj orientimit Perëndimor të Ballkanit. Në këtë pikë Maqedonia e Veriut, ka dhënë një shembull të shkëlqyer të shpejtësisë dhe vendosmërisë me të cilën ka reflektuar dhe ka çuar para drejtësisë, një kastë politike që po tentonte, ta çonte vendin drejt një rruge të panjohur dhe të rrezikshme për të ardhmen e qytetarëve të saj.
Së treti bashkëpunimi I shqiptarëve me Zaevin, ka ndryshuar dhe vet shqiptarët dhe ka mobilzuzar energji pozitive. Në kohën e Gruevskit, kur ai ishte I vetmjaftueshëm me pushtetin e vet, shqiptarët ishin në rradhë para zyrës së tij, kë të merrte ai në qeveri. Interesi I tij ishte ti mbante shqiptarët të përçarë.
Me Zaevin, ku shqiptarët janë faktor vendimtarë për qeverisje, interesi I Zaevit është ti mbaj shqiptarët e bashkuar, më shumë se sa janë vet shqiptarët për këtë gjë. Dhe ky është një efekt pozitiv nga ky zhvillim.
Së fundmi zhvillimet në Maqedoni janë një apel për Bashkimin Evropian, për të mbështetur vendin në hapjen e negociatave, qoftë dhe si shpërblim ndaj vendosmërisë së shumciës së re për të pranuar kushtet deri poshtëruese në zhbërjen e simboleve të shtetit vjetër dhe mënyrës se si bëri shqiptarët pjesë të këtij ndryshimi. Kjo do ta kthej këtë moment ndryshimi, në një proces të gjatë transformimi drejt një shteti qytetarë. E kundërta mund ta rikthej gjendjen e mëparëshme, dhe ti kthej shqiptarët nga faktor kyç për kursin perëndimor të vendit, në objekt lufte për ta zhëbrë dhe vet Maqedoninë e Veriut.