Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-portieri i Realit të Madridit, Andres Avelino Junquera.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e cila i mori jetën.
Ai ka luajtur për Los Blancos mes viteve 1966 dhe 1975.
Me realin fitoi pesë tituj të La Liga dhe Trofeu Zamora gjatë sezonit 1967-1968. Lindur në La Felguera, Asturias, ai filloi karrierën e tij me Langreo në Segunda divizion, ku ra në sy për talentin e tij mes shtyllave.
Aftësitë e tij u vunë re nga drejtuesit e Realit, që e morën në “Santiago Bernabeu” në moshë fare të vogël, vetëm 20 vjeç.
/a.r