Një 36-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi u kap me një sasi heroinë dhe kokaine.
I identifikuar me inicialet F.M, 36-vjeçari nga Tirana rezulton të jetë i dënuar edhe më parë, teksa heroinën dhe kokainën e kishte bërë gati për ta shitur në doza të vogla.
Burimet zyrtare saktësojnë se ai shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, ndërsa porositë bëheshin përmes telefonit
36-vjeçari u kap në momentin që po lëvizte me biçikletë në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”.
Pas kontrollit iu gjet 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.
/a.r