Një studim britanik ka listuar 10 arsye përse marrëdhënia në çift është e shëndetshme, dhe jo vetëm.
Njihuni me rezultatet:
-Seksi rrit inteligjencën. Prolaktina e cila çlirohet gjatë orgazmës, favorizon oksigjenimin e qelizave të trurit.
-Seksi iu bën mirë femrave pasi i relakson, çliron tensionin nervor dhe i bën të ndihen më të sigurta në vete.
-Seksi është një aktivitet estetik. Kjo pasi ndihmon për të luftuar plakjen, si dhe përmirëson pamjen e flokëve dhe të lëkurës.
-Seksi është ilaçi më i mirë kundër ankthit dhe depresionit, pasi çlirimi i oksitocinës stimulon ndjesinë e relaksimit.
-Seksi është kurues, duke qenë se çliron endorfinë, e cila lufton dhimbjen e kokës por edhe dhimbje të tjera fizike.
-Seksi iu bën mirë meshkujve pasi parandalon “rënien” e performancës në shtrat.
-Seksi është një mënyrë e mirë për tu dobësuar. Është llogaritur se një orë aktivitet seksual djeg 300 kalori.
-Seksi ndihmon për të mbajtur muskujt të tonifikuar.
-Seksi e mban zemrën gjithmonë në aktivitet duke reduktuar rrezikun e infarktit.
-Seksi stimulon sistemin imunitar, duke e ndihmuar trupin që të luftojë të ftohtin, virozat dhe temperaturën.