Vendimi i Këshillit Bashkiak, ku ka miratuar një fond prej afro 1 milionë lekësh (të vjetra) në muaj për klubet e sportit të kryeqytetit, por edhe për sportistët e lartë, ka sjellë reagimin e njërit prej tyre. Bëhet djalë për kampionin e peshëngritjes, Briken Çalja.
Në një prononcim për newsport.al, fituesi i 3 medaljeve, u shpreh i kënaqur. Por, ai propozon edhe për bashkitë e tjera në vend që nisma e marrë nga kryetari Erion Veliaj, të aplikohet dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
“Për këtë vendim do të doja normalisht të falënderoja nismëtarët që menduan të mbështesnin sportistët e nivelit të lartë. Fillimisht dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn si dhe Këshillin Bashkiak së bashku me klubin sportiv Tirana. Shpresoj që këtë nismë që mori Bashkia Tiranë, ta miratojë çdo Bashki në rang kombëtar në promovimin e një sporti sa më cilësor“, ka përfunduar kampioni ynë i peshëngritjes.
/a.meta