TIRANE-Drejtuesja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Saida Dollani është kërcënuar me jetë, ndërsa prej një jave është marrë në mbrojtje nga forcat speciale. Ende nuk dihet autori i kërcënimit të gjyqtares që deri tre ditë më parë (lexo ketu) ka qenë pjesë e trupës së gjykimit të grupit të Emiljano Shullazit, por që u përjashtua pas kërkesës së disa prej anëtarëve. Pra në momentin që gjyqtarja është kërcënuar ka qenë ende pjesë e trupës së gjykimit në apel të dosjes Shullazi. Burime për Report Tv pohojnë se Dollani dhe familja e saj është kërcënuar me jetë. Gazetari Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e kërcënimit të gjyqtares së Apelit të kësaj gjykate. Saida Dollani prej një muaji është në krye të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda pas shkarkimit nga vettingu të gjyqtarit Fehmi Petku.
Gjyqi i Shullazit dhe përjashtimi nga trupa i Dollanit
Në nëntor të vitit të kaluar grupi (Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela) u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë tetë seanca, e fundit në datë 2 maj. Tre seanca më parë mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Dollani dhe në datë 2 maj, kur ishte seanca e fundit kërkesa u pranua. Tashmë gjykata Apelit për Krime të Rënda do ti drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues.
Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.
TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg
Shqiptarja.com