Një rreshtere e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur si “Combat Barbie”, është thuajse zhveshur për një set fotografik të ri seksual.
Rianna Conner është frymëzuar nga posterat e vjetër të Luftës së Dytë Botërore, kur ka menduar për setin e ri fotografik.
26-vjeçarja, e cila shërbeu në Trupat Detare për shtatë vjet para se të bëhej një veterane, u bë e famshme nga postimet e saj seksi në rrjetet sociale.
Rianna e cila tani po ndjek shkollën në Dakotën e Veriut, krenohet me më shumë se 413,000 ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.
“Më kanë vënë pseudonimin tim nga marinsat që kam shërbyer për herë të parë në vitin 2011, për shkak të faktit që unë isha kaq seksi dhe e dashur për të treguar feminitetin tim”, tha ajo për Jam Press.