Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Takimi mes Vuçiç dhe Salvinit pritet të jetë me dyer të mbyllura për media, raporton Express.
Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiç në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar dhe që zgjat dy ditë.
Edhe tek takimi mes Vuçiç dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
g.kosovari