Protesta e opozitës iu ka hapur punë edhe disa dasmorëve. Ata kanë marrë nusen në Peshkopi por për shkak të protestës janë detyruar të ndalen në rrugë për disa minuta para se të ktheheshin në Durrës për të vazhduar dasmën.
“Kemi 10 minuta që presim. Do ikim në Durrës. Nusen e kemi marrë në Peshkopi”, tha një prej krushkave që ndodhej në makinë me nusen.