Duket si një pamje e shkëputur nga një nga film aksion, por jo. Kjo është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA-së, e cila prej disa ditës është duke u stërvitur në ujërat e detit Adriatik. Ditën e sotme, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga presidenti Ilir Meta dhe gjeneral Bardhyl Kollçaku, kanë bërë një vizitë në këtë aeroplanmbajtëse. Ministrja Xhaçka e ka cilësuar vendosjen e aeroplanmbajtëses në Durrës, si një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera SHBA- Shqipëri.
“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë. Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, shkruan Xhaçka.