Një sasi e madhe hashash është kapur pranë Athinës, ndërsa janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë. Mësohet se një operacion i madh policor është zhvilluar nga seksioni për luftën kundër drogës i Atikës në disa banesa të zonës Exarchia në Athinë.
Në të njëjtën kohë, u ndaluan pesë persona, nga të cilët tre u arrestuan. Të tre të arrestuarit janë shqiptarë. Sipas mediave lokale që citojnë burime të policisë, kjo sasi e madhe e drogës u zbulua nga policia gjatë një kontrolli të bëre në një banesë në rrugën Sp.Trikoupi në Athinë. Të tre të arrestuarit janë dërguar në prokurori. Policia sekuestroi edhe 11 mijë e 825 euro, një peshore elektronike dhe 6 celularë.
/a.meta