Paraditen e sotme në orën 11:00, Partia Demorkatike dhe aleatët e saj do të prezantojnë një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.
Ishte kreu demokrat që bëri me dije lajmin për mediat pas takimit me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Basha tha se ditën e sotme në ora 11 do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona politikke, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë.
Po ditën e sotme, duke filluar nga ora 18:00, opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.
Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët.
Sipas kreut demokrat kreu demokrat kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.
Ja akset që do të bllokohen
1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan
g.kosovari