Një kirurge u vra në një aksident sa të çuditshëm aq edhe të frikshëm, kur një “plumb akulli” që u ngrit nga një kamion që udhëtonte para saj, shkatërroi xhamin e makinës dhe e goditi atë në sy. Evgenia Elistratova, 27 vjeçe, vdiq menjëherë nga plaga e rëndë që i shkaktoi goditja e akullit në kokë.
Burri i saj, i cili po ngiste makinën, ndaloi menjëherë, por nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar gruan e tij. Kamioni i madh ishte para makinës së saj, në një rrugë të largët dhe shoferi i tij nuk dinte asgjë për “plumbin prej akulli” që kishte ngritur me gomat e mjetit të tij. Sipas policisë, copa e akullit kishte qenë e përzier me zhavorr.
Ngjarja ndodhi në Labytnangi, një qytet në Siberinë perëndimore, ndërsa çifti ishin martuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe kishin planifikuar të fillonin një familje.