Nga Artur Ajazi
Koalicioni i skandaleve, koalicioni partiçkave opozitariste, koalicioni i përbuzjes së shqiptarëve, koalicioni që nxin imazhin e vendit dhe shqiptarëve, i mbledhur “grusht” bashkuar rreth Lulzimit dhe Monikës, po kërkon zgjedhje të lira. Po kërkon zgjedhje të lira ata që nuk duhej të dukeshin fare në skenën politike, po kërkojnë zgjedhje të lira ata që janë mbytur me skandale dhe paligjshmëri, po kërkojnë zgjedhje të lira kryetarë partiçkash, që mbushin sallat me militantë të Lulzimit dhe Monikës, po kërkojnë zgjedhje të lira (madje edhe pa Ramën kryeministër) ata që sa ishin ministra në qeverinë e Doktorit vranë në Gërdec, bulevard dhe tjetër vend.
Po kërkojnë zgjedhje të lira, personazhe të mbetur pa asnjë anëtar partie, të ndryshkur nga pesha e viteve të tranzicionit nga hijet e skandaleve dhe abuzimeve. Kërkojnë zgjedhje të lira ata që kanë abuzuar me kodin zgjedhor, ata që kanë blerë dhe kanë shitur dikur vota dhe kanë shitur “aksione” të partive të tyre, po kërkojnë zgjedhje të lira dhe po u bëjnë moral shqiptarëve, ata që njohin vetëm filozofinë e pazareve dhe milionave në oborret e partiçkave të tyre, ata që kërkojnë takime zyrtare dhe private me ambasadorët e vendeve të BE dhe SHBA për të “denoncuar skandalet” e ministrave të Ramës nga CD e montazhierëve të SHQUP-it.
Po kërkojnë zgjedhje të lira ata që çfarë nuk bënë me Parlament me mandatet e tyre të (pa)merituara, po kërkojnë zgjedhje të lira ata që duhej të ishin deklaruar të paligjshëm për pozicionet e tyre, po kërkojnë zgjedhje të lira ata që shpesh shkrihen gazit me batutat e Lulzimit dhe Monikës, po kërkojnë zgjedhje të lira, ata që KQZ e marrin për kazino apo rruletë ruse.
Opozitaristët e mbledhur si kurrë më parë rreth “boshtit” me gunga, po shpresojnë me “ishalla” si fajdexhinj, pushtet në tavolinë, po shpresojnë me “ishalla” rrëzimin e qeverisë Rama, po shpresojnë me “ishalla” shtyrjen e zgjedhjeve, duke zgjedhur jo rrugën e duhur, por bllokimin e çdo aksi rrugor për të cfilitur qytetarët.
Koalicioni opozitarist ka mbledhur rreth “bushtit” me gunga skipëtarë dhe grekëtarë, pijetarë dhe druvarë duke shpresuar me “ishalla” ndonjë mrekulli nga përtej oqeanit. Por gjithsesi më qesharake mbetet kërkesa e tyre për shqiptarët, “për të mos vajtur në zgjedhje”, për të mos votuar , duke i konsideruar ata bagëti. Dita e zgjedhjeve mbetet ditë e bekuar për çdo shqiptar, pasi me votën e lirë ai do të vendosë në drejtimin e bashkive njeriun e duhur, njeriun e premtimeve të mbajtura, dhe jo militantët e partiçkave të ndryshkura.
Në 30 qershor, shqiptarët do të dalin të gjithë pa dallime politike në votime, për të nxitur përparimin ekonomik të vendit dhe jo për tu kthyer në kaosin e dikurshëm të një koalicioni të mykur, që ka firmosur me ndërgjegje pengimin e vendit drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk mund tu binden 5-6 kryetarëve veteranë të tranzicionit, që veç vulës së partisë, dhe një vendimi gjykate, nuk kanë asgjë tjetër çfarë tu afrojnë dhe premtojnë atyre.