Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi G.K, 66 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
/a.meta