Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë, pasi kishte sulmuar fizikisht një femër kosovare në Viti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë, e cila ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.meta