Një punonjës i qarkullimit rrugor ka mbetur i plagosur në aksident pasditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës. Polici i përfshirë në aksident me një automjet, udhëtonte me motor. Mësohet se ka qënë automjeti ai që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë, duke u përplasur me motorin e policit. Blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Po ashtu mësohet se policit iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
/a.meta