Kryeministri Edi Rama ka refuzuar vleresimin e bere nga Dibra, qe me vendim te keshillit Bashkiak e shpalli sot “Qytetar Nderi”.
Paraditen e sotme u mesua se Këshilli Bashkiak i Dibrës e nderoi Ramen ‘Qytetar Nderi’ me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Por, Kryeministria ka reaguar pas ketij lajmi, duke thene se Kryeministri e refuzon kete titull, duke sqaruar se “Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre”.
Zyra e shtypit e Kryeministrit
Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber.
g.kosovari