Fluks automjetesh por jo pritje të gjata si në të shkuarën në pikat kufitare me greqinë.
Kjo ka qenë panorama që ka ofruar pika kufitare e Kapshticës, teksa emigrantët udhëtonin drejt vendeve të tyre të punës në Greqi pasi festuan Pashkët ortodokse me familjarët e tyre në Shqipëri.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 4 sportele në dalje ndërsa ajo greke me 2 të tilla.