Rruga që të çon në vendin e katërt dhe në Ligën e Kampionëve tashmë është një malore e madhe për Milanin, e cila nuk dihet nëse do të mbaroje këtë sezon apo tjetrin.
Me humbjen e djeshme ndaj Torinos, tashmë Milani duhet të lutet që Juventusi të mos tolerojë dhe të fitojë të gjitha ndeshjet që do të luajë deri në fund.
Torino, Roma dhe Atalanta, tre kundërshtarët direkt të Milanit për vendin e katërt do të luajnë ndaj Juventusit.
Nëse Milani do të fitojë sfidat me Bolonjën, Fiorentinën e Frozinonen dhe rivalët humbasin me Juventusin, çdo gjë do të marrë rrjedhën e duhur për kuqezinjtë.
Kjo është ironia e fatit për tifozët e Milanit, të cilët do të luten për fitoret e rivalit të perjetshëm.
g.kosovari