Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Elbasan vizitoi fabrikën, e prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.
“Bradashesh, Elbasan – Fabrika e re për prodhimin e lëndës së parë për bateritë e makinave.
Një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, sot po shndërrohet në potencial të rëndësishëm punësimi edhe për banorët e zonës”– shkruan Rama në facebook teksa poston videon nga fabrika.
Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, nuk munguan batutat mes tij dhe shefit të qeverisë.
BATUTAT
Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po