NUk permbahet ylli brazilian. Ky është momenti kur ylli i Paris SG, Neymar godet me grusht një tifoz të Rennes pas humbjes në finalen e Kupës së Francës.
Duke ngjitur shkallët në “Stade de France” për të marrë medaljen e vendit të dytë, pak minuta pasi Paris SG u mund 6-5 me penallti (e gjithë ndeshja përfundoi 2-2),Neymar fillimisht e shtyu me dorë telefonin tifozit dhe më pas shkëmbyen fjalë.
Por situata u tensionua dhe nga pamjet duket se Neymar e godet me grusht në mjekër.
Pas publikimit të videos kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të brazilianit. (TemA)