Në emisionin “Java në RTSH”, duke folur për krijimin e partisë “Bindja Demokratike”, analisti Preç Zogaj tha se Patozi me shokë kishin tre rrugë: ose të hiqnin dorë përgjithmonë nga politika, ose të prisnin dështimin e Bashës siç po presin disa kritikë të tjerë, ose të krijonin një parti të re konkurrente apo kompementare me Partinë Demokratike.
Ata zgjodhën këtë rrugën e tretë që e kanë provuar edhe të tjerë para tyre, por në kushte të tjera.
Është shpejt për të bërë parashikime për udhëtimin e kësaj force të re politike.
Ajo çfarë mund të themi sot është se në Shqipëri ekziston një elektorat i lirë që nuk voton asnjërën prej partive aktuale, por mund ta tërheqë një parti tjetër me sjellje dhe program liberaldemokrat. Duhet të shohim a është Bindja Demokratike kjo parti.
E përjashtoj që Patozi me shokë të bëhen shtojca të së majtës. Herët a vonë rrugët e Bindjes me të PD-së do të takohen, tha Zogaj që shtoi: “Nuk është realiste për ta bërë sot “BD”-në aq të madhe sa te themi se po legjitimon zgjedhjet. Zgjedhjet legjitimohen ose jo nga pjesëmarrja e zgjedhësve dhe nga standardet.