Ragip Hajdini, personi i ndaluar mbrëmjen e sotme, si një nga të dyshuarit e grabitjes në Rinas, është personazh i njohur edhe për policinë kosovare.
Ai rezulton me precedentë penalë ku dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes së 25 kilogram ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë.
Janë nevojitur rreth tre muaj për të kryer grabitjen e arit, ndërsa sipas prokurorisë misioni i vjedhjes ka zgjatur nga shkurti deri në prill të vitit 2012.
Ari i vjedhur dyshohet të jetë nxjerrë prej ambienteve policore nga një toger, e pas kësaj përfundoi në një argjendari për t’u shkrirë dhe për t’u nisur drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës. Ky rast ka mbetur ende i pazbuluar.
/a.r