Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim senatorin italian të “Lega Nord” Manuel Vescovi, i cili është gjithashtu kryetar i grupit të miqësisë Itali-Shqipëri në parlamentin e vendit fqinj, anëtar i Komisionit të Jashtëm si dhe zëvendës kryetar i delegacionit Italian pranë Këshillit të Europes.
Vescovi gjatë vizitës në Shqipëri shoqërohej edhe nga ish deputeti Italian Nicola Ciriaci. Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se gjatë bisedës u ka rrëfyer gjendjen sipas tij të Shqipërisë në këto momente kur opozita ka dalë nga parlamenti dhe vijon protestat në rrugë. Në postim e tij ku tregon bisedën, Berisha ka ‘nxirë’ vendin pak javë para vendimit të Brukselit,ku Shqipëria shpreson në hapjen e negociatave.
Postimi i plote i Sali Berishes
Nje takim me senatorin italian Vescovi dhe deputetin Ciriaci!
Te dashur miq, dje prita ne nje takim Senatorin italian te Lega Nord zotin Manuel Vescovi, i cili eshte gjithashtu Kryetar i grupit te miqesise Itali-Shqiperi te parlamentit Italian, anetar i Komisionit te Jashtem si dhe zevendes kryetar i delegacionit Italian prane Keshillit te Europes. Senatori Vescovi shoqerohet nga ish deputeti Italian Nicola Ciriaci.
Duke i uruar mireseardhjen u shpreha mirenjohjen per ndihmen e jashtezakonshme qe Italia i ka dhene vendit tone pergjate gjithe ketyre viteve. U shpreha pershendetjet per ministrin e brendshem dhe zevendes kryeministrin dhe presidentin e Lega Nord, Mateo Salvini.
Me ta diskutuam mbi zhvillimet politike ne vend. Theksova se Shqiperia po kalon nje situate te veshtire, me i veshtiri ne keto 29 vite demokracie sepse opozita ka marre nje vendim qe nuk eshte marre kurre me pare, djegien e mandateve, nje vendim ekstrem per te mos qene me fasade e nje narkoshteti.
Prej dy vitesh vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese dhe me nje Gjykate te Larte te paralizuar qellimisht. Sipas Kushtetutes garanti i kushtetushmerise eshte Gjykata Kushtetuese. Ne mungese te saj te gjitha kompetencat ne vend i ka ekzekutivi, Edi Rama. Praktikisht vendi ndodhet ne nje situate grushti shteti brenda shtetit. Vettingu i gjykatesve dhe prokuroreve, te cilen Partia Demokratike e mbeshteti, duhet te niste nga poshte lart ne menyre qe mos te krijohej vakum apo bllokim i institucioneve nderkohe qe ndodhi e kunderta sepse qellimi ishte ne projektin Soros kapja nga Edi Rama e sistemit te drejtesise dhe shnderrimit te tyre ne dege te ekzekutivit. Mungesa e Gjykates Kushtetuese ka bere qe kompetencat ti shkojne qeverise dhe ajo te mos kete asnje fre. Ky kryeminister ka cdo fuqi, votohen ligje te cilat ne fryme dhe ne germe jane ne kundershtim flagrant me Kushtetuten por askush nuk ka ku t’i ankimoje ato. Nga ana tjeter edhe Gjykata e Larte eshte teresisht e paralizuar. Nga 19 gjykates kane mbetur vetem tre. Jane rreth 40 mije dosje qe presin te shqyrtohen. Per rrjedhoje ka filluar te paralizohet edhe sistemi gjyqesor. Nga kjo situate te vetmit qe perfitojne jane qeveria dhe kriminelet. Qeveria fiton 99% te gjyqeve dhe kriminelet fitojne per shkak te procedurave.
Ne vend eshte instaluar narkoshteti. Pergjate dy viteve te para te qeverisjes se Edi Rames vendi u mboll me kanabis nga jugu ne veri. Me qindra grupe kriminale ruanin parcela me kanabis ne bashkepunim me zyrtaret e policise. Nje raport i ShISh mbi kete situate theksonte se te pakten 123 zyrtare te larte te policise ishin te perfshire ne veprimtarine kriminale te mbjelljes se kanabisit ne vend. Ish ministri i Brendshem Tahiri ishte i perfshire ne trafikun e droges se bashku me kusherinjte e tij nderkohe qe edhe ministri qe e pasoi kishte te vellain e tij te denuar nga Gjykata e Larte italiane si drejtues rrjeti ne trafikun e droges me Venezuelen dhe vendet e Amerikes Latine ne Bolonja, i cili gjate kohes qe i vellai ishte minister i brendshem fuqizoi edhe me tej aktivitetin e tij kriminal. Shqiperia nga nje vend qe devijoi rrugen e trafikut te drogave, tashme 50% e drogave kalojne permes vendit tone.
Nje tjeter problem madhor i vendit jane zgjedhjet, ku Rama manipulon, blen, tjeterson votat me kriminelet. Prokuroria shqiptare ne dy dosje te saj fakton angazhimin direkt te Edi Rames si dhe ministrave dhe qeveritareve te tjere se bashku me kriminelet, te perfshire ne vjedhjen dhe grabitjen e votave te qytetareve shqiptare. Ne pese qarqe te vendit; Durres, Shkoder, Elbasan, Fier, Peshkopi nderhyrja e tyre ishte e madhe duke blere vota dhe duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Keto dosje deshmuan ne menyre perfundimtare se me Edi Ramen nuk mund te kete zgjedhje ne Shqiperi.
Ne kete takim shpreha vleresimin tim te larte per qendrimin e drejte dhe kurajoz te Presidentit te Lega Nord, Salvini ndaj nderhyrjeve antidemokratike te krye spekullatorit dhe krye korruptirit te planetit Xhorxh Soros, njeriut qe me spekullimet e tij ne kurriz te atyre qe ka e me pak ka zhytur miliona njerez ne Tailande dhe ne bote ne mjerim ekstrem, depresion dhe vetvrasje. Xhorxh Soros eshte sot miliardieri me i rrezikshem pasi ai si asnje tjeter ne planet perdor miliardat e fituara me spekullimin amoral per te korruptuar politikane, shoqeri civile, eksperte etj etj. Te gjitha keto ne funksion te te majtes por kryesisht asaj ekstreme.
Ne takim shpreha bindjen se bashkepunimi i opozites me Lega Nord do te kete nje rendesi dhe perspektive te veçante edhe ne luften kunder trafiqeve dhe mafies ne te dy anet e Adriatikut dhe me gjere.
Biseda ishte e hapur dhe u karkaterizua nga mirekuptimi. sb