Teksa zërat euroskeptikë janë në shtim dhe BREXIT është rrugës, një sondazh tregon krejt të kundërtën. Duke pasqyruar dëshirën e qytetarëve evropianë, instituti i kërkimeve “Kantar” sjell të dhënat e mëposhtme.
Bëhet fjalë për popujt përkatës të vendeve anëtare në BE, të cilër shprehen për qëndrimin brenda familjes europiane.
Në krye të listës spikat Portugalia, ku 92% e të anketuarve nuk dëshirojnë daljen e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.
JavaNews.al sjell mëposhte rezultatet e sondazhit:
Irlanda 91%
Holanda 91%
Suedia 89%
Spanja 88%
Gjermania 89%
Belgjika 87%
Portugalia 92%
Greqia 75%
Bullgaria 83%
Franca 74%
Estonia 89%
Sllovakia 86%
Italia 72%
Hungaria 81%
Danimarka 86%
Polonia 89%
Rumania 89%