Skuadra e Formula 1 Williams njoftoi sot një marrëveshje partneriteti me të përditshmen britanike ekonomike ”Financial Times”, emri i së cilës do të shfaqet tani në pjesën e pasme të makinave.
‘’Ky është një partneritet shumë interesant mes dy markave ikonë britanike të cilët që të dy kanë një shtrirje globalit të aktivitetit të tyre dhe zotërojnë një pozitë dominuese në fushat e tyre përkatëse’’, pohon drejtori i marketingut i ”Financial Times”, David Buttle cituar në një komunikatë.
Drejtuesja e skuadrës, Claire Williams vlerësoi nga ana e saj mundësinë për t’u zhvilluar në forma të reja të medias dhe asaj dixhitale.
Williams, një nga skuadrat me më shumë tituj në historinë e F1 po kalon aktualisht një periudhë të vështirë dhe makinat e saj njëvendëshe po renditen në pozicionet e fundit në mbyllje të garës. Sponsori i saj kryesor është kompania e telekomunikacionit Roklt.
/a.rada