Një djalë 18-vjeçar padit “Apple” dhe i kërkon një miliard dollarë.
“Ousmane Bah, akuzon sistemin e njohjes së fytyrës se e ka lidhur gabimisht me një seri vjedhjesh në dyqanet e gjigantit amerikan”, njofton “Washington Post”.
Bah u arrestua në nëntor dhe mandati për arrest mbante foton e një personi tjetër. Agjentët e departamentit të policisë së Nju Jorkut dolën në përfundimin se hajduti i filmuar nga kamerat e sigurisë në dyqan as që i afrohej pamjes së Bah.
Në padinë e ngritur citohen agjentët e policisë dhe mendohet se “Apple” ka përdorur teknologjinë e tij të njohjes së fytyrës për të identifikuar hajdutët.
/a.rada