Rrethimi i Kryeministrisë dhe bllokimi i rrugëve duket se do të pasohet me rrethimin e shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.
Këtë e pohoi sot në Tiranë, ish deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Ai tha se në ditën në vazhdim nëse Rama do të vazhdojë të bëjë kapadiun, mund të ketë rrethim edhe të Surrelit.
“Rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë, dhe në ditët në vijim do të rrethohet edhe Surreli”, – tha z.Balliu.
Ai tha më tej se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.
/a.rada