Presidenti i vendit, Ilir Meta ka nderuar sot me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ne nje ceremoni te posacme, ku ka qene i pranishem edhe ministri per Diasporen, Pandeli Majko, kreu i shtetit ka shprehur mirenjohje per gjithe mësuesit ndër dekada të “Petro Nini Luarasi”, të cilët, krahas performancës së lartë profesionale në shkollë, kanë demonstruar vlera qytetare e njerëzore dhe kanë shërbyer si model për nxënësit e studentët e tyre.
Teksa ka vleresuar punen e bere, Meta ka bere edhe nje apel te forte, duke thene: Ju ftoj të vazhdoni punën tuaj të përkushtuar në edukimin e brezave të rinj duke vendosur në themel të saj vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore, për të formuar të rinj me integritet të lartë moral e shoqëror pasi ata sot janë të ekspozuar ndaj shumë fenomeneve negative sociale, si droga, alkooli, lojërat e fatit, etj. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtues të këtij institucioni arsimor, ish-mësues dhe arsimtarë, nxënës dhe ish-nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. /a.meta