Sipas Bardhit, shqiptarët nuk do ta lejojnë Edi Ramën të zhvillojë zgjedhje me 30 qershor.
Më tej Bardhi, deklaroi se me Edi Ramën më të zhgënjyer socialistët e vërtetë sesa demokratët.
“Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Sot më të pakënaqur ndaj Edi Ramës nuk janë demokratët por janë socialistët e vërtetë të cilët besuan në 2013-tën se do të sjellë një model të ri në Shqipëri.
Ka 22 vite Edi Rama që është në politike se bën sikur është i ri dhe i ka lënë katrahurë kudo që ka qenë.
Socialistët janë dyfish më të zhgënjyer se demokratët pasi demokratët nuk prisnin ndonjë gjë nga Edi Rama.
Shqiptarët nuk do ta lejojnë Edi Ramën që të zhvillojë zgjedhje me 30 qershor me modelin e lidhjes me krimin e organizuar”, tha Bardhi.
g.kosovari