Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur në Rusi para takimit të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin, raporton CNN.
Kim dhe Putini pritet të takohen për herë të parë në qytetin lindor Vladivostok të enjten, por nuk pritet të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.
Lideri koreano-verior është nisur të mërkurën nga Pjongyangu duke udhëtuar në rusi me anë të trenit. Të njëjtën e kishte bërë edhe kur ishte takuar me presidentin amerikan Donald Trump në Vietnam. Udhëtimi me tren i liderit koreano-verior do zgjasë nëntë orë.
Analistët besojnë që Kim po tenton të marrë mbështetjen ruse për të bindur Washingtonin që të heq sanksionet. Administrata e Trump ka deklaruar se sanksionet do të largohen vetëm kur Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi për armë nukleare.
Gjithashtu spekulohet se Pjongyangu dëshiron të ulë varjen ekonomike në Kinën duke kërkuar partnerë të rinj tregtarë. Ish-lideri i Koresë Veriore Kim Il Sung ishte i njohur për mënyrën se si arrinte të maksimizonte investimet e jashtme duke bërë lojëra diplomatike me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik.
g.kosovari