Deputeti Myslim Murrizi i cili nuk pranoitë djegë mandatin e tij pas vendimit të opozitës ka folur rreth krijimit të partisë “Bindja Demokratike” nga ish nënkryetari i PD-së Astrit Patozi.
Sipas Murrizit, asnjë nga deputetët opozitarë që kanë krijuar Grupin Parlamentar në Kuvend nuk janë pjesë e saj.
Përsa i përket krijimit të kësaj force të re politike Murrizi u shpreh se e sheh shumë normale.
“Nga Grupi Parlamentar i krijuar në Kuvend me 7 deputetë ku kryetare është Rudina Hajdari nuk janë pjesë e kësaj lëvizje të re politike.
Nuk përbën asnjë problem krijimi i një partie nga Astrit Patozi.
Ku qëndron problemi kur kemi 93 parti dhe na u bënë 94.
Krijimin e partisë e shoh shumë normale.”,-tha Murrizi në studion e “360 Gradë”.