Kur kanë kaluar disa muaj nga vdekja e shqiptarit, Bandiol Tusha në burgun e Koridhalo në Greqi, ekspertiza mjeko- ligjore zbulon shkakun e vërtetë të vdekjes së Bandiol Tushës në janar në burgun e Koridhalosit.
Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua, por ai u vra ose u mbyt me jastëk ose litar.
Në fillim u tha se ai kishte vdekur nga mbidoza e dorës por eksertiza mjekoligjore zbuloi se ai ka vdeur nga mbytja. Janë gjetur shenja në qafën e tij.
Po në muajin janar kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.
Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.(TemA TV)