Kur kanë kaluar disa muaj nga vdekja e shqiptarit, Bandiol Tusha në burgun e Koridhalo në Greqi, mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua, por ai u vra ose u mbyt me jastëk ose litar. Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.
Po në muajin janar kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.
/a.meta