Cristiano Ronaldo ka filluar të përdorë kartat e tij për të sjellë Joao Felix te Juventus në fund të këtij sezoni. Kështu ka raportuar gazeta portugeze “A Bola”, që shpjegon se Ronaldo ka dhënë miratimin e tij që 19-vjeçari të jetë trashëgimtari i tij tek 8 herë radhazi kampionët e Italisë.
Gazeta shkon më tej duke theksuar se sulmuesi 34-vjeçar do të vendosë vetë kontakte me yllin, të cilit Benfica i ka vënë klauzolë largimi 120 milionë euro dhe nuk ndër mend të bëjë lëshime.
Një pikë tjetër e fortë për të marrë Felix në Torino është marrëdhënia e mirë e drejtorit sportiv, Fabio Paratici dhe agjentit Jorge Mendes, i cili ka në patronazh edhe Ronaldon.
Gjithsesi konkurrenca për Felix është shumë e fortë sepse klube si Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë pas tij. Teksa Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij prej 120 milionë eurosh.
/telesport/a.r