Një aksident rrugor me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Fushës së Druve, Shkodër, ku në aksident janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i një prej mjeteve dhe një fëmijë.
Mësohet se makina ka devijuar nga rruga duke u përpjekur fillimisht të shmangë përplasjen e fëmijës, ku më pas ka goditur një tjetër auotmjet.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencnë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.
/a.rada