Pak minuta pas njoftimin nga Policia e Shtetit për arrestimin e katër personave, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit shprehet se kemi të bëjmë me njerëz që nuk e kanë shkelur ndonjëherë ligjin dhe se Policia ka një skenar tjetër.
Marrja në mbrojtje e Berishës për familjarët e Klement Çalës është e habitshme. Ai flet me tone sikur i njeh të ndaluarit, ndërsa shton se policia mund t’i përdorë si Fredi Alizotin.
Ja çfarë shkruan Sali Berisha:
Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.
Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.
Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit pra te beje deshmi te rreme ne aferen e grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas, njelloj si Alizoti ne rastin e Agron Xhefe
Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.
Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.
Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb
/a.r