Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten me nje mesazh te forte dhe sensibilizim per mbrojtjen e tokes.
Ne Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Meta thekson se “Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike”.
i thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund
“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruan Meta.
g.kosovari