Të dielën është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
- Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama;2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi;3. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj;4. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia;5. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati;6. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja;7. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri;8. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa;9. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi;10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj;11. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata;12. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri;13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka;14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça;15. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi;16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço;17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo;18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti;19. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
ALEATË TË BASHËS;20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri;21. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni;22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova;23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini;24. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
JASHTË KOALICIONEVE;25. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE;1. Fryma e Re Demokratike Bamir Topi;2. Lista e Barabartë Ben Blushi;3. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
ALEATË TË RAMËS;4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo;5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela;6. Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka;7. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi;8. Pajtimi Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET/1. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi