Lionel Messi po zhvillon një sezon fantastik, duke vijuar të jetë në garë për tre tituj me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas ka shënuar plot 45 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka dhënë 12 asist për shokët e skuadrës.
Me këto shifra dhe me trofetë që mund të fitojë Messi është kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”, që do të përkonte me të gjashtin për të.
Gjithsesi ish-sulmuesi katalanas, Rivaldo mendon se 31-vjeçari duhet ta marrë që tani këtë trofe me atë që ka treguar këtë sezon.
“Për mua, do të ia jepja ‘Topin e Artë’ që sot Messit, për atë që ai është duke bërë”, tha braziliani për gazetën “Sport”, “Çdo gjë që ai po bën është spektakolare: golat, përcaktueshmëria në ndeshjet e mëdha. Asnjë lojtar tjetër nuk i afrohet Messit këtë sezon”, vijoi më tej Rivaldo.
Ish-futbollisti u ndal të flasë edhe për Philippe Coutinho, ku theksoi se shënoi një gol fantastik ndaj United, por festimi në atë mënyrë nuk i shkon atij dhe lojtarët nuk duhet bëjnë veprime të tilla në situata të vështira. (Lexo.al)