Akademia e Sigurisë e Shqipërisë është e para akademi në Ballkan e cila i bashkohet Rrjetit të Akademive Partnere që ka FRONTEX. Në këtë kuadër një delegacion i FRONTEX vizitoi Akademinë e Sigurisë. Delegacioni i lartë i FRONTEX, që vizitoi Akademinë e Sigurisë, ishte i përberë nga zv. drejtori ekzekutiv i FRONTEX, Berndt Koerner, shefi i përgjithshëm i trajnimeve FRONTEX, Edgar Beugels, oficere e projekteve të trajnimeve, Beata Znoj, oficerja madhore ndërlidhëse për Rajonin e Ballkanin Perëndimor, Vesna Marinkovic, oficeri i trajnimeve, përgjegjës për bashkëpunimin midis Rrjetit të Akademive Partnere, Oliver Waltz.
Kjo vizitë, u bë në kuadrin e kthimit të vizitës në Gjermani dhe Poloni, që bëri një delegacion nga Akademia e Sigurisë, ku iu dha certifikatë pranimi në Rrjetin e Akademive Partnere. Gjatë kësaj vizite u theksua që Akademia e Sigurisë është e para akademi në Ballkan e cila i bashkohet Rrjetit të Akademive Partnere që ka FRONTEX (që janë të gjitha të vendeve të BE). Në Akademinë e Sigurisë, ata u pritën nga drejtori/rektori i Akademisë së Sigurisë, drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj. Gjithashtu ky delegacion zhvilloi takime dhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, ku u prit nga dekani i Fakultetit, drejtues i Parë, Prof. Dr. Ilirjan Mandro dhe pedagogët e Fakultetit. Më pas, ata u takuan dhe me drejtorin e Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë “, drejtues Ylli Vasili.
Në këto takime, përfaqësues të FRONTEX, shprehën dëshirën të asistojnë në Akademinë e Sigurisë lidhur me kërkesat mbi trajnimet e nevojshme. Me korrektësi dhe vëmendje, evidentuan të gjitha pikat dhe nevojat konkrete për kurse që Kolegji i Policisë dhe Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit kanë. Në fund të vizitës, delegacioni i përfaqësuesve të FRONTEX, shprehën mendimet dhe mundësitë e tyre paraprake mbi mbështetjen e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, lidhur me Trajnimet Rajonale që kanë të bëjnë me fushën e kufirit dhe migracionit.
Për të mundësuar këto ide, është e nevojshme të kryhen hapa të mëtejshëm, duke forcuar në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin midis FRONTEX dhe Akademisë Sigurisë, Tiranë.
g.kosovari