Pentagoni konfirmoi sot se Koreja e Veriut ka përdorur teste me armë një ditë më parë, duke theksuar që nuk bëhet fjalë për raketa.
“Ka pasur një test”, deklaroi ministri amerikan i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.
Mediet shtetërore koreanoveriore njoftuan se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kishte mbikëqyrur testin e një arme të re taktike të komanduar që mbante një mbushje të fuqishme, por pa dhënë detaje për llojin e armës.
/a.rada